Ngjashmëri e frikshme! A e gjeni dot se kush është VIP-i dhe kush sozia?
Disa persona në botë kanë fatin të kenë një ngjashmëri të frikshme me vipat.
Fansat e aktorit rus Danila Yakushev e kanë krahasuar atë me aktorin amerikan Ryan Gosling dhe të dy vërtet kanë tipare të njëjta.

Aktorja britanike Francesca Broën është ngatërruar si Katy Perry që nga viti 2010. Ajo gjithashtu fiton para duke luajtur rolin e këngëtares.

Një kameriere nga Kalifornia me emrin Mardee Shackleford është sozia e Miley Cyrus.

Sofia Solares është e famshme në Instagram për faktin se ajo duket si Selena Gomez: buzë të plota, fytyrë të lezetshme, sy të zinj.

Sonia jeton në Dubai dhe punon si grimiere. Ajo pretendon se nuk ka bërë asnjëherë operacione plastike dhe nuk dëshiron të duket si Kim, por ajo shpesh krahasohet me Kim Kardashian.

Motra e Sonias, Fyza duket si Kylie Jenner.

Ashtu si Gigi Hadid, Iza është një modele, por një modele e masës plus. Ajo thotë se nuk vëren ndonjë ngjashmëri me Gigin dhe mendon se duket më shumë si motra e saj e vogël Bella.

Ellinor Hellborg nga Suedia ngjan shumë me Adelen. Pavarësisht kësaj, ajo shprehet se nuk dëshiron të të jetë si dikush tjetër.
