Lum Charlotte që e ka, Kledi Kadiu larg burrit epik shqiptar

Kledi Kadiu dhe bashkëshortja e tij Charlotte prej vitesh po jetojnë historinë e tyre të dashurisë. Ata vendosën të quhen burrë e grua para zotit,  vajzës  së tyre Leas si dhe dhjetra dëshmitarëve të ftuar në dasmë në  korrik të vitit 2018.  

Në një intervistë mëngjesin e sotëm në emisionin "Ditë e Re" në rubrikën "Special Edition By Arjola" Kledi ka treguar se është bashkëshorti perfekt  dhe se e ndihmon Charlotten dhe në punët e shtëpisë.

Kur ajo nuk ndodhet në shtëpi ose është e lodhur Kledi 'përvesh mëngët' dhe i futet kuzhinës.

"Unë i ndaj të gjitha punët me Sharlotin. Ne nuk e bëjmë me detyra, shikojmë ditën si shkoi dhe nëqoftëse ajo kthehet me vonesë dhe ka punë filloj unë ti bëj gjërat gati, ushqimet, drkën, drekën"- tregon Kledi.  

F.K/ Ora News