Devis Xherahu do të bëhet baba? Ja detaji që na shpëtoi të gjithëve

Ditën e djeshme këngëtari i njohur, Devis Xherahu, ka zyrtarizuar lidhjen e tij me bukuroshen Ertemiona Mejdani.

Ka qenë vetë Devisi i cili dha lajmin e bukur përmes një postimi në "Instagram" ku ai shihet duke me me unaza në gisht bashkë me Ertemionën.

Mirëpo, ajo çfarë na bëri të dyshojmë është barku i Ertemionës. Duke ditur fizikun perfekt të bukuroshes fotot e djeshme na ngatërruan paksa pasi barku i saj duket pak  i rrumbullakët.

Edhe pozicioni i duarve të Devisit dhe Ertemionës në barkun e saj na bëjnë të aludojmë për një shtatzani.

Nuk kemi çfarë të themi më tepër , a është në pritje të ëmbël bukuroshja apo jo nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim reagimin e çiftit.