Aksident në unazën e Korçës, shikoni si është përmbysur makina

Aksidenti që shikoni në video ka ndodhur pasditen e sotme në unazën e qytetit të Korçës, në afërsi të varrezave.

Sipas informacioneve paraprake, mjeti që shikoni në pamje ka humbur kontrollin duke u përplasur me murin rrethues të një lavazhi dhe më pas është përmbysur.

 Nga policia thuhet se nuk ka të lënduar. Drejtuesi i mjetit ka dalë nga makina dhe ështe larguar.

Ndërkohë që po punohet për zbardhjen e rrethanave.