BOOM: Shpërthimet për guroren dëmtojnë pronat e banorëve në Zall Herr
Banorët e fshatit Kallmet të njësisë Administrative Zall Herr janë ankuar në redaksinë e Boom se në këtë zonë, shumë pranë shtëpive të tyre, po hapet një gurore.
Ata ndihen të pasigurt për shtëpitë të cilat mund të dëmtohen si pasoje e shpërthimeve që do të ndodhin.
Banorët: Na rrezikohen shtëpitë si pasojë e shpërthimeve që do kryhen. Fshati jonë do të ndotet pas hapjes së gurores. Nuk kemi qenë dakord si fshat që kjo gurore të hapej këtu. Na rrezikohen të mbjellat.
Banoret ndihen të pasigurt për punimet që po kryhen në fshatin e tyre për hapjen e gurores.
Për më tepër ato i tremben shpërthimeve te komanduara qe do te ndodhin.
Boom kontaktoi edhe administratorin e firmës qe po kryen punime.
Administratori: Po hapim një gurore dhe kemi lejet përkatëse. Banorët të jenë qetë sepse shpërthimet nuk do dëmtojnë shtëpitë e tyre. Nuk ka nevojë për panik.
Nga njëra anë janë ankesat e banorëve dhe nga ana tjetër administratori i firmës ka pohuar se nuk rrezikohen shtëpitë dhe të mbjellat pasi çdo punim do kryhet sipas lejes që është marrë.
Dy ditë pas kësaj deklarate Boom u kontaktua përsëri nga banoret e zonës.
Banorët: Si pasoje e shpërthimeve na janë dëmtuar shtëpitë. Fëmijët na u traumatizuan nga zhurma e shpërthimeve nëntokësore. Lali Eri në Tiranë mbjell një pemë ndërsa këtë mrekulli të natyrës po e shpyllëzon.
Aktualisht firma nuk po zhvillon me punime në këtë zone pasi banorët i kanë bllokuar rrugën dhe nuk i lejojnë më të kalojnë.
Por kjo çështje shkon përtej këtij vendimi, sepse institucionet përkatëse duhet të rishikojnë lejet e dhëna, sepse në asnjë moment nuk mund të lejohet që një firme që kryen punime të dëmtojë dhjetëra shtëpi.