Përfundon spektakli "Dy Botë", ja çifti që fitoi

Game show "2Botë" përmbyll rrugëtimin e tij 12 javor duke zbuluar mbrëmjen e së shtunës, emrin e çifti fitues, Alda dhe Henrik. Një produksion nga Pietro Zaniboni, "2BOTË" solli një frymë europiane në ekranet shqiptare, dhe sfidoi të rinj të panjohur në shumë disipilina të artit.

Game show "2Botë" përfundoi nën atmosferën magjike të festave. Një rrugëtim emocionues prej 12 puntatash ku 12 të rinj u bënë pjesë e një formati ndryshe, që evidentoi cilësitë e tyre më pozitive dhe përballi me të mirën e dy botëve, atë të bukurisë dhe dijes.

Fitues u shpall çifti Alda Zyka dhe Henrik Mici, të cilët shkëlqyen në të gjitha sfidat e mbrëmjes dhe mblodhën pikët më të shumta.

Autori Pietro Zaniboni konceptoi sfida krejt unike për këtë puntatë speciale, duke nisur me lojën e notave muzikore, tek ajo e gjetjes së pikëve mes kubave të akullit, që e la fatin e çiftit fitues në duart e vetë konkurentëve.

Po kështu, iu kushtua një homazh fillimit të emisionit duke prezantuar në studio sfidën e Limbos.

Konkurentëve iu kërkua të gjenin identitetin e dy fantazmave që zaptuan qendrën e studios, dhe ata ia dolën më së miri të kuptonin se bëhej fjalë për moderatoret Enki Braçaj dhe Feride Kuqi.

Seriali Wonderful u përmbyll nën një atmosferë mistike në studio, ku si në skenën e shfaqjeje absurdi, personazhet me heshtjen dhe mimikat e tyre e lanë të hapur kapitullin e kësaj historie.

Kronika Kafe erdhi me serinë e saj të tretë, që kësaj radhe ndoqi përpjekjet e Noemit për të realizuar programin e saj të talenteve muzikore, që vetëm të tillë s'mund të quheshin.

Gjykimi këtë herë iu besua të ftuarve si moderatorja e "Why not?" Roza Lati, vajza e ekranit Antoneta Koçi, si dhe Tobias Xhaxhiu, që iu rikthye jurisë pas disa puntatave mungesë.

"2Botë" uli siparin, por kjo s'do të thotë se gjithçka ka mbaruar.

Cilat janë Dy Botët e tua?

Së shpejti!