FOTO/ Ish e dashura e Neymar 'i ve flakën' rrjetit

Natalia Barulich, ish e dashura e Neymar, ka ndezur reagimet në rrjetet sociale me postimet e saj më të fundit.

Bukuroshja amerikane, e njohur edhe për lidhjen e saj me këngëtarin kolumbian Maluma, ka postuar në Instagramin e saj disa foto ku shfaq linjat e saj perfekte.

"Le të flasin vetë këto foto”, shkruan bukuroshja në njërën prej tyre.

Romanca e Natalias me Neymar nuk ka zgjatur shumë ndërsa futbollisti i PSG është në një lidhje me këngëtaren braziliane Gabily.

Romanca e tyre nisi rreth 8 muaj më parë.

/a.r, OraNews