Sot shorti për "Katar 2022", ja në cilën vazo ndodhet Shqipëria dhe Kosova
Shqipëria do të mësojë sot kundërshtarët e saj për eleminatoret e Kupës së Botës “Katar 2022”.
Shorti do të hidhet pasditen e sotme, duke nisur nga ora 18:00.
Në garë janë 55 kombëtare të ndara në 6 vazo me 6 dhe 5 skuadra.
Shqipëria ndodhet në vazon 4 dhe pritet që në grup të ketë të paktën 3 ekipe më të forta, ndërsa Kosova ndodhet një vazo më poshtë dhe nuk përjashtohet mundësia që të kemi një derbi shqiptar në eleminatore, raporton Ora News.
RREGULLAT E SHORTIT
55 kombëtaret do të ndahen në 10 grupe, nga të cilat 5 grupe do të kenë në përbërje të tyre 5 skuadra, ndërsa 5 grupe të tjera do të kenë në përbërje 6 skuadra.
E sigurtë është që 4 finalistet e Ligës së Kombeve, Italia, Spanja, Belgjika dhe Franca do të jenë pjesë e grupeve me nga 5 skuadra, duke marrë parasysh se këto 4 kombëtare do të ndeshen mes tyre tetorin e ardhshëm (gjysmëfinalet janë Itali-Spanjë e FrancëBelgjikë), për trofeun e Ligës së Kombeve, i cili do të zhvillohet në dy qytetet italiane, Milano e Torino.
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka aprovuar gjithashtu edhe disa limite që nuk mund të kalohen, si për shembull ato që lidhen me motive politike; motive klimaterike, por edhe ato që lidhen me distancat e udhëtimeve shumë të largëta.
KUSH KUALIFIKOHET
Europa do të dërgojë në Botërorin e vitit 2022 në Katar 13 kombëtare.
10 prej tyre do të kualifikohen direkt, ose e thënë ndryshe fitueset e secilës prej 10 grupeve që do të zbardhen sot.
3 vendet e mbetura do të dalin nga 10 kombëtaret e kualifikuara të të dytat më të mira të të gjithave grupeve, plus 2 kombëtaret me pikët më të shumta që do të kenë dalë fituese nga Nations League dhe që nuk kanë pasur mundësi të kualifikohen direkt, nëpërmjet eliminatoreve.
Gjithsesi, ndryshimi i vetëm për të arritur një biletë nga 3 të mundshmet për në “Katar 2022” nga 10 të dytat më të mira të eliminatoreve dhe 2 më të mirat e Nations League, këto 12 ekipe do të ndeshen mes tyre në muajin mars 2022, në formulën “gjysmëfinale-finale”.
Vazot
Vazo 1: Itali, Belgjikë, Francë, Angli, Portugali, Spanja, Kroacia, Danimarka, Gjermani, Holanda.
Vazo 2: Zvicër, Uells, Poloni, Suedia, Austria, Ukraina, Serbia, Turqia, Slovakia, Rumania.
Vazo 3: Rusia, Hungaria, Irlanda, Republika Çeke, Norvegjia, Irlanda e Veriut, Islanda, Skocia, Greqia, Finlanda.
Vazo 4: Bosnja, Slovenia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Bullgaria, Izrael, Bjellorusia, Gjergjia, Luksemburg.
Vazo 5: Armenia, Qipro, Ishujt Faroe, Azerbaixhan, Estonia, Kazakistan, Kosova, Lituania, Letonia, Andorra.
Vazo 6: Malta, Moldavi, Lihtenshtein, Gjibraltar, San Marino.
/a.r, OraNews