VIDEO/ Gruaja kap mat futbollistin në hotel, tenton të...
PSG njoftoi ndërprerjen e kontratës me futbollistin Jese Rodriguez për shkak të sjelljeve të tij të pahijshme dhe të pakujdesshme gjatë pandemisë.
Sipas kampionëve të Francës, sjellja e ish futbollistit të Real Madrid cënon imazhin e klubit ndaj është vendosur që të ndërpritet kontrata 6 muaj përpara.
Fillimisht, party në kohën e karantinës, pa maskë dhe me shumë persona të pranishëm. Më pas skandali seksual, menjëherë pas këtij party.
Sipas mediave spanjolle, Rodriguez ka tradhëtuar partneren e tij të fundit Aura Ruiz me Rocio Amar, e famshme për pjesëmarrjen e saj në disa relality-show, shkruan mediat ndërkombëtare, përcjell Ora News.
Së fundmi në rrjetet sociale po qarkullon një video ku gruaja e tij, Aurah Ruiz, ndodhet jashtë dhomës së hotelit duke bërtitur, madje në disa momente tenton të thyejë xhamin me një shkop.
/a.r, OraNews