VIDEO/ Fitore me drithërima, Milan vazhdon të mos njohë humbje

Milan vazhdon të mos humbasë në Serie A.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Stefano Pioli triumfojnë edhe në ndeshjen mbyllëse të javës së 10 duke mposhtur 0-2 në transfertë Sampdorian.

Për kryesuesit e Serie A shënuan Kessie me penallti në fundin e pjesës së parë dhe Castillejo në të 78-ën.

Për vendasit ngushtoi diferencën Ekbal pas 4 minutash por pa mundur të ndryshojë fatet e ndeshjes.

Me këtë fitore Milan ruan vendin e parë në kuotën e 26 pikëve, 5 më shumë se Interi i vendit të dytë.

Përmbledhja e ndeshjes: