Si është të luash në luftë? Telushi nga Azerbajxhani: Kam jetuar '97-ën në Vlorë

Bruno Telushi, ish futbollisti i Partizanit, aktualisht pjesë e Neftçi në Azerbajaxhan, ka dhënë një intervistë ekskluzive për “Ora Sport” në RTV Ora.

Futbollisti vlonjat komentoi edhe derbin e së premtes Tirana-Partizani, ndeshje e cila nuk i kishte lënë shije shumë të mira.

Partizani me ne ka qenë shumë i fortë. Jo se dua ti bëj qejfin vetes por ka qenë Partizan shumë i fortë. Ndërsa ndeshja e fundit derbi, Partizani mu duk më mirë se Tirana por nuk mu duk një ndeshje e nivelit të lartë. Edhe nga fusha. Mu duk fusha shumë e keqe dhe kjo  e ngadalësonte lojën”, tha Telushi.

Sa i përket pagesave të futbollistëve në Azerbajxhan, Telushi u shpreh se mesatarisht një futbollist paguhet "400-500 mijë dollarë në sezon".

Sa i përket luftës azero-armene dhe pyetjes se si është të luash futboll në luftë, vlonjati e kaloi me një batutë.

Unë e kam jetuar me ’97-ën në Vlorë. Lufta ndodhte shumë larg. I vetmi problem këtu për momentin është Corona”, u shpreh Telushi.