Mediu: Vota në 25 prill do të sjellë ndryshim në Shqipëri

Largimi masiv i të rinjve është konsideruar shqetësimi më i madhe për vendin në takimin që kryerepublikani Fatmir Mediu zhvilloi me mbështetësit në Fushë Krujë. Sipas tij 25 prilli do të jetë mundësia më e mirë për të sjellë ndryshimin në Shqipëri

 “Është e rëndësishme që ne po ashtu të komunikojmë dhe të debatojmë me njëri-tjetrin, të kemi ide të qarta se çfarë duam të ndërtojmë.

Unë kam bindjen që me reforma të thella dhe me një luftë kundër krimit të organizuar, me një luftë kundër korrupsionit, duke ndërtuar institucione tëfuqishme, duke bërë reforma të rëndësishme në arsim, shëndetësi apo dhe në sektorë të tjerë të rëndësishëm, Shqipëria brenda 4 viteve mund të bëhet vend anëtar i Bashkimit Europian.

Ne mund të bëhemi Europianë, vetëm kur të kemi institucione, mundësi për të ndërtuar ekonominë tonë private, ekonominë tonë familjare dhe ekonominë tonë kombëtare në këtu Shqipëri”

Opozita ende nuk ka vendosur nëse në zgjedhjet parlamentare do të jenë në një koalicion të përbashkët, apo do të përfaqësohen me sigla të ndara