Djali lufton për të shpëtuar jetën e nënës, Vasili-qeverisë: Lereni propagandën e pështirë
Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili reagon lidhur me situatën pranë spitaleve Covid.
Teksa publikon rastin e një qytetari i cili priste me të ëmën e sëmurë në derën e "Shefqet Ndroqit", Vasili i kërkon qeverisë të heqë dorë nga arroganca dhe propaganda.
Postimi i plotë:
“Qeveri lere arrogancen e neveritshme.
Qeveri leri justifikimet vrastare.
Qeveri lere propaganden e peshtire.
Lotet e ketij djali per nenen e semure, qe nuk e shtrojne ne Sanatorium dhe qe lengon me COVID ne autoambulance, jane deshmi rrenqethese se si kryeministri dhe qeveria genjejne poshtersisht.
Fjalet e ketij djali jane shuplake per qeverine, qe me nje logjike kriminale ben propagande ne vend, qe te veproje.
Keto lot deshperimi te nje djali, qe nuk gjen ndihme e mbeshtetje per nenen e tij jane nje dhimbje pa fund per cdo njeri qe ka zemer, por jo per qeverine e hipokriteve”.