Covid-19 “paralizon” Kosovën, 560 raste të reja në vetëm 24 orë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Dhjetor 2020, 15:34
Kosova vijon të ketë një shifër të lartë të rasteve të reja me Covid-19.
Në 24 orët e fundit, mësohet se janë regjistruar 560 raste të reja infeksionesh, ndërkohë që i lartë ka qenë edhe numri i viktimave duke arritur në 14.
Viktima më e re ka qenë një 56 vjeçar.
Sakaq mësohet se 678 persona janë shëruar nga koronavirusi.
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, janë kryer gjithsej 1620 testime.