Covid-19 i merr njeriun e afërt kryebashkiakut të Lezhës
Kryetari i bashkisë Lezhë dhe ish deputeti i PS, Pjerin Ndreu humb personin e afërt si pasojë e Covid-19.
Lajmin e jep vetë Ndreu përmes një postimi në rrjetet sociale.
Ai shprehet se Mark Gjoka, kushëriri i tij ishte një burrë i rrallë që mishëronte të mirë e shtëpisë së madhe të Jakajve dhe modeli i burrit që është e vështirë t’i ngjash.
“Te qofte dheu i lehte Mark Gjoka ! Kusheriri im qe me ka impresionu gjithe jeten me burrnine, besnikerine, perkushtinin, dashamiresine dhe gjithcka pashe te ti ! Burre i rralle qe misheronte me te miren e shtepise se madhe te “Jakajve” !
Modeli i burrit qe eshte veshtire ti ngjash ! Jam i pikelluar pafund per ikjen tende, pas luftes se gjate me mortajen Covid ! Do na mungosh, por prehu i qete se na ke lene vlera burri qe sna le te harrojme”.

Ditën e sotme, Ministria e Shëndetësisë njoftoi për 801 raste të reja me Covid-19 dhe 18 viktima.
Lexo edhe:
Rriten shifrat/ 18 viktima nga Covid-19 dhe 801 infektime të reja në 24 orët e fundit