Basha me të rinjtë në Kukës: Plan të detajuar ta nxjerrë vendin nga kriza ekonomike

Situata ekonomike, e krijuar për shkak të pandemisë është në fokus të takimeve që Kryetari i Partisë Demokratike Luzim Basha, po zhvillon me biznesin e vogël.

 Basha ishte në Kukës ku u ndal në një punishte artizanale të zonjës Hate Ora, e cila tha se për shkak të rënies së kërkesës ajo ka përgjysmuar thuajse 50 përqind të punonjësve.
"Kam pasur 15 punëtorë dhe e kam pasur biznesin e hapur. I jam përgjigjur të gjithë rregullave. Më ra puna dhe e kam pezulluar për momentin."


Basha tha se qeveria i ka braktisur qytetarët, ndërsa tha se i vetmi vend me ndihmën më të ulët ekonomike në Europë mbetet Shqipëria.

"Kosova merr gjysmën e buxhetit të Shqipërisë. Sërish ka ndarë paketën e parë, të dytën, të tretën, Maqedonia po ndan të katrën. I vetmi vend me ndihmën ekonomike më të ulët në vend jemi vetëm ne."


Në Kukës Lulzim Basha zhvilloi edhe një takim më të rinjtë, ku theksin e vuri tek mungesa e punësimit çka i detyron ata të largohen nga Shqipëria.
"Emigracioni i të rinjve është plaga e hapur e Shqipërisë. Dy janë aspektet kryesore që i detyrojnë të rinjtë të largohen, kushtet e papërshtatshme të arsimit dhe kushtet e papërshtatshme të jetesës. Shqipërinë mund dhe do ta nxjerrim nga kriza duke përdorur njerëzit më të mirë, më të aftë, më të shkolluar, rininë."


Gjatë këtij takimi kreu i opozitës iu premtoi studentëve se do të sigurojë 10 mijë praktika pune 1 vjeçare me pagesë mujore 300 mijë lekë nga shteti.