Fshati që jeton me ujë të zier, banorët: Vjen i kuq nga papastërtitë
Banorët e fshatit Pilur në Bashkinë e Devollit detyrohen të konsumojnë ujin e ndotur për shkak të problemeve të ujësjellësit. Për të shmangur infeksionet ata e zijnë ujin para përdorimit ndërsa thonë se pushteti lokal nuk ka marrë asnjë masë për përmirësimin e sistemit të furnizimit, i cili për herë të fundit është rikonstruktuar dhjetë vite më parë.
Një komunitet prej më shumë se 1 mijë banorësh në fshatin Pilur të Devollit po vuan problemet në furnizimin me ujë.
Banorë thonë se uji vjen i turbullt dhe me papastërti.
"Uji vjen i kuq."
Në mungesë të një zgjidhje banorët janë të detyruar ta ziejnë ujin para se ta përdorin për të shmangur problemet me shëndetin.
"Duhet ta vësh njëherë në zjarr, mendojmë se i hiqen mikrobet. Nga e keqja e konsumojmë."
Të frikësuar për ujin që konsumojnë banorët thonë se kryetari i bashkisë së Devollit, Eduart Duro, nuk ka bërë asgjë për ta përmirësuar shërbimin ndëkohë që investimi i fundit në rrjetin e ujit është bërë 10 vite më parë.
"Premtime ka gjithmonë sa herë vijnë votimnet, pastaj asgjë."
Banorët e Pilurit, përballen edhe me mungesën e investimeve në rrugë dhe e kanalizimet që derdhen rrugëve të fshatit.
"Ne na shqetëson uji i pijshëm dhe rruga të bëhet me asfalt."
Fshati ndodhet rreth 10 kilometra nga Bilishti, dhe ka mbi 1000 banorë, ndërsa investimet kanë munguar prej 10 vitesh.