Raporti i Venecias, Andoni: Për të dyja palët ka kritikë, mazhoranca dhe opozita e kanë lexuar sipas interesave të tyre
Gazetari dhe analisti Ben Andoni i ftuar në një intervistë për Ora News komentoi raportin e Komisionit të Venecias për Kodin Zgjedhor. Ai tha se raporti është lexuar nga opozita dhe mazhoranca krejt sipas interesave të tyre,
Ben Andoni për Ora News: Venecia tregoi atë që vetë politikanët shqiptarë e dinë shumë mirë. Theksi ishte që ndryshimet nuk bëhen një vit më para. Por këto që janë bërë nuk e cekin rezultatin dhe nga të dyja palët është lexuar krejt sipas interesave të tyre. Pjesa afërt PS e ka quajtur një lloj fitore në fakt nuk është ndonjë fitore e madhe. Dhe pjesa tjetër e ka quajtur një lloj goditje për pushtetit. Ajo që shoh është një lloj polarizimi i jashtëzakonshëm. Unë e lidh me atë braktisjen që i bëri PD Parlamentit sepse që aty kanë filluar shumë problematike. PD ka pasur një qasje jo të mirë me mazhorancës për shkak të sjelljes disa herë të tepruar të kryeministri.
Ai tha se kjo situatë ka ardhur si rrjedhojë e largimit të opozitës nga Parlamenti dhe në raport ka kritika për të dyja palët
Ben Andoni për Ora News: Por vendi i tyre ishte në Parlament dhe këto nuk do ndodhin, qoftë ngritja e atij Komisionit, qoftë ndryshimet që ndodhën më vonë që të paktën ato të 5 qershorit konverguan me interesat e të dy fuqive kryesore. Megjithëse opozita kryesore te ne është jashtë Parlamentit por nuk shkoi pastaj me mosdakordësimin e mëvonshëm. Dhe këtu rrjedh ajo që Komisioni i Venecias gjithmonë vendos mbi kanone ndërsa këtu te ne duan që çdo institucion qoftë dhe ndërkombëtar të përshtatet sipas interesave të tyre. Po ta lexosh me kujdes për të dyja palët ka kritikë. Tek e fundit ne qytetarët shqiptar nuk duhet të jemi më borxhlinj të këtyre politikanëve.
Intervistoi Leftion Peristeri, përgatiti për online E.P