Elbasani me koncension, PD pyet kryebashkiakun Gledian Llatja: Ku ka ndodhur?
Nisma e padëgjuar më parë për dhënien me koncension të disa hapësirave në qytetin e Elbasanit e zbuluar nga Ora News ka ngjallur reagime të forta kundërshtuese. Demokratët e Elbasanit e cilësojnë atë rrezik për të çuar bashkinë në kolaps ndaj shtruan disa pyetje për kryebashkiakun Gledian Llatja.
"Gledian, më thuaj një qytet në botë që jep sheshet me koncension?"
Kjo është pyetja e parë që Partia demokratike e Elbasanit shtron për kryebashkiakun Gledian Llatja lidhur me nismën për të dhënë me koncesion me formulën Partneritet Publik Privat për mirëmbajtjen e disa rrugëve në Elbasan.

"Sa është afati i këtij koncesioni? Sa do të jetë kësti vjetor që do të paguajë nga taksat? Sa është borxhi aktual që tentoni ta thelloni?"
Dy ditë më parë Ora News publikoi relacionin e buxhetit të shtetit ku thuhet se shuma e parashikuar për këtë PPP shkon në 882,000,000 lekë.
Sipas PD Elbasan kjo faturë rrezikon ta çojë bashkinë në kolaps financiar.
"Si mundet finanncat të miratojnë këtë koncension të turpshëm?"
Nga Bashkia Elbasan e Ministria e Financave nuk ka sqarime për këtë nismë që ka shkaktuar reagime jo vetëm për formën e përzgjedhur.
"Elbasani digjet, Bashkia krihet!"