VIDEO/ Aksident i rëndë në hyrje të Vlorës, makina bëhet copë

Një aksident automobilistik është regjistruar pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Vlorës.

Sipas asaj që raporton gazetari i Ora News në qytetin bregdetar, Edi Ruçi, përplasja ka qenë e fortë, ndërsa dëmet materiale janë të shumta.

Një prej makinave të përfshira në aksident është mjeti Peugeot me targa AA 845 TZ.

Policia dhe shërbimi zjarrfikës kanë mbërritur në vendngjarje ndërsa nuk raportohet ende për persona të lënduar.