Rama shkarkon Kiço London, Altin Basha emërohet në krye të Teatrit Kombëtar Eksperimental

Kiço Londo nuk do të jetë më drejtori i Teatrit Kombëtar Ekperimental dhe vendin e tij do ta zërë regjizori Altin Basha.

Vendimi i qeverisë është firmosur nga zv/kryeministri Erion Braçe, duke  e publikuar këtë vendim në Fletoren Zyrtare. Një vendim normal duhet të ishte botuar në faqen e Kryeministrisë, siç ndodh me aktet e Këshillit të Ministrave.

Altin Basha më parë ka pasur rolin e drejtuesit të spektaklit humoristik “Portokalli”.

Teatri Kombëtar Eksperimental është themeluar në vitin 2014, i cili është pjesë e Teatrit Komëbtar, duke zëvendësuar Teatrin e Komedisë.

Altin Basha