Makina me çiftin e bashkëshortëve përmbyset në arë, plagoset gruaja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Dhjetor 2020, 14:55
Një grua mbeti e plagosur në një aksident rrugor në superstradën Lezhë-Milot, pranë fshatit Markatomaj.
Një automjet tip "Ford" ku udhëtonin një çift bashkëshortësh ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në parcelë.
Nga aksidenti ka mbetur e plagosur gruaja, Pashke Frroku, e cila ishte pasagjere në mjet.
Ajo është transportuar në spitalin e Lezhës për ndihmë mjekësore.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.