Zani Çaushi mbërrin në Gjykatën e Korçës

Ish-kreu i bandës së Vlorës Zani Çaushi ka mbërritur në ambientet e Gjykatës së Korçës.

Pritet që në seancën e sotme të merret vendimi në lidhje me vitet e burgut të Çaushit.

Ai ka kërkuar nga Gjykata një përllogaritje të viteve që ka vuajtur dënimin në burg, ndërkohë që pretendon që përllogaritja të nisë që nga momenti i arrestimit deri në këtë periudhë kur ai vuan dënimin e përjetshëm në burgun e Drenovës në Korçë.

Çaushi pretendon se ka kryer në total 31 vite burg, dhe jo 25 siç i llogariten.

Ai është dënuar me burgim të përjetshëm në vitin 1999 për në sërë krimesh dhe pretendon lirinë me kushte pasi ka shlyer pjesën më të madhe të dënimit sic parashikon ligji i kohës.