Ministeriali i OSBE, Rama bën bilancin: Jemi në krizë, dështuam të trajtojmë dobësitë tona
Për kryeministrin Rama OSBE ka dështuar për zgjidhjen e krizave për shkak të mungesës së bashkëpunimit.
Në cilësinë e kryetarit të radhës të Oraganizatës për Bashkëpunim dhe Sigurinë e Europës, Rama tha në ministerialin e 24 të Këshillin Ministerial të OSBE se kjo situatë duhet të marrë fund përpara se të jetë vonë.
“Jam i shqetësuar nga kriza e përhershme e bashkëpunimit. Kemi dështuar të trajtojmë dobësitë tona. Bëj thirrje për një bashkëpunim, por këto kanë rënë në vesh të shurdhët. Ne jemi në një krizë në përkeqësim. Kjo nuk është një situatë që i është shkaktuar organizatës nga vetë ajo, nga struktura apo nga njerëzit e saj, pasi ata të gjithë duhen përgëzuar për angazhimin e palodhur për të përmirësuar sigurinë gjithëpërfshirëse të Europës”, tha Rama.
Duke iu referuar asaj se çfarë po ndodh në Bjellorusi, Rama u shpreh se kjo situatë ka ardhur edhe si pasojë e përçarjes mes vendeve.
“Shihni se çfarë ka ndodhur në Bjellorusi dhe se si OSBE mbeti si një instrument I fundit, ndërkohë që megastrukturat e tjera dukeshin të padobishme. Pse kështu? Sepse është mjaft e trishtueshme për çfarëdo që ndosh jashtë BE-së, ngre menjëherë barrikada mes vendeve të BE-së, NATO-s dhe Rusisë, vetëm kaq.”
Ndërkaq presidentja e Asamblesë së OSBE tha se gjatë dekadave të fundit janë regjistruar ngjarje brutale, duke iu referuar sulmeve terroriste apo edhe shkeljes së lirisë së medias.