Fshati Vreshtas në Maliq pa ujë në çezma, me ujëra të zeza rrugëve

Prej 4 vitesh banorët e fshatit Vreshtas në Maliq, furnizohen me ujë të pijshëm vetëm 1 deri në 2 orë në ditë.

Ata thonë se po jetojnë duke mbushur ujë me enë dhe mungesa e tij po u krijon probleme serioze.

“S’kemi ujë. Uji i pijshëm është me orar 1-2 orë. Mbushim enët, bidonat dhe me ato konsumojmë derisa të vijë. I papastër është.”

Një tjetër problem shqetësues për shëndetin e banorëvë të Vreshtasit, janë kanalizimet.

Ujërat e zeza derdhen rrugëve të fshatit, ndërsa bashkia nuk ka marrë asnjë masë për këtë problem megjithë ankesat e tyre.

Gjithë kësaj situate i shtohen edhe rruga e pashtruar. Pavarësisht premtimeve që kanë marrë nga politika dhe autoritetet asnjë investim nuk është bërë në fshat

“Rrugët e fshatit janë pa shtuar. Çdo parti që vjen jep premtimet e saj.”

Vreshtasi është rreth 30 kilometra nga Korça. Aty jetojnë  rreth 2 mijë banorë, të cilët çdo ditë presin dikë për të bërë realitet premtimet.

“Do të realizohen kur të ketë njerëz të mirë nëpushtet dhe që atë që e flasin e mbajnë.”