Inspektorët e “korruptuar” të Tatimeve për gjykim në GJKKO, ja provat kundër tyre

Gjykata e Posaçme nis sot gjykimin ndaj tatimorëve të arrestuar rreth dy vite më parë në Durrës të cilët merrnin para për të mos vënë gjoba.

Të pandehur për dosjen janë marrë Artan Kroj, Gentian Elezi, Petrit Hoxha, Saimir Yzeriraj, Ismail Qypi, Alban Muco, Marinel Sulkaj.

Prokuroria e Posaçme( SPAK) i akuzon për korrupsion dhe ushtrim ndikimit të paligjshëm.

Sipas dosjes hetimore, rezultonte se inspektorët e tatimeve në bashkëpunim me njëri-tjetrin merrnin vlera monetare nga biznese nën presionin e gjobave.

Ka qenë pronari i një biznesi që pasi ka filmuar një prej inspektorëve duke i kërkuar para ka bërë kallëzim.

SPAK, si prova për këtë dosje ka një sërë përgjimesh ambientale dhe telefonike që kanë zbuluar aferën korruptive.