Vrau të dashurin e motrës poliklinikën e Patosit, prokuroria çon për gjykim ish-gardianin

Një vit pas vrasjes së dyfishtë në oborrin e qendrës mjekësore të Patosit, prokuroria ka dërguar në gjyq dosjen ndaj ish-gardianit të akuzuar për krimin. Ish-polici Martin Skëndaj akuzohet se vrau shtetasit Elis Kapaj dhe Manol Rapaj, pas përleshjes që pati me këtë të fundit. Shkak i konfliktit u bë lidhja e njërit prej viktimave me motrën e autori të vrasjes, e cila për shkak të kësaj lidhje intime ishte divorcuar nga i shoqi.

Ish-polici i burgjeve Martin Skëndaj dërgohet në gjyq nga prokuroria e Fierit me akuzën e vrasjes së dy personave, njëri prej të cilëve kishte krijuar një lidhje intime me motrën e tij duke u bërë shkak për ndarjen nga bashkëshorti.

Krimi për të cilin akuzohet ish-efektivi i burgut të Fierit, ndodhi më 17 dhjetor 2019, ku Skëndaj ekzekutoi shtetasit Manol Rapaj dhe Elis Kapaj me armën e shërbimit.

Vrau të dashurin e motrës poliklinikën e Patosit, prokuroria

Dy viktimat që ishin djem tezeje me njëri-tjetrin, dhe një ditë para ngjarjes kishin pasur një konflikt me policin Skëndaj dhe babain e tij për shkak të lidhjes intime që Manol Kapaj kishte me familjaren e tyre.

 

Gjatë konfliktit të ndodhur ditën e ngjarjes pranë qendrës shëndetësore të Patosit, efektivi i policisë së burgjeve Martin Skëndaj, është goditur me levë hekuri nga Elis Kapaj, sapo ai ka dalë nga ambulanca dhe si pasojë e kësaj goditje, oficeri ka marrë dëmtime në kokë dhe i janë thyer tre gishta të dorës së djathtë.

 

Më pas Skëndaj është goditur nga dy djemtë e tezes, por në një moment ka nxjerrë armën e shërbimit, dhe ka qëlluar 13 herë duke vrarë Elis Kapajn në sheshin para Qëndrës Shëndetësore të Patosit, ku ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë.

Oficeri me armë në dorë ka ndjekur shtetasin tjetër Manol Rapaj, të cilin e ka vrarë dhe më pas ka vazhduar ta qëllojë edhe pas vdekjes.

Polici ka qëndruar në vendgjarje, duke i kërkuar personelit të Qëndrës Shëndetësore që të njoftonte policinë.

Konflikti mes autorit dhe dy viktimave ndodhi një ditë pasi babai i policit, shtetasi Aleksandër Skëndaj, kishte debatuar me shtetasin Manol Rapaj. Ky i fundit kishte lidhje intime me motrën e gardianit e cila për shkak të këtij raporti ishte divorcuar nga i shoqi dhe pas largimit nga familja strehohej në një qendër sociale në Vlorë.