Vjedhje me pasojë vdekjen dhe shitje narkotikësh, ja kush janë “shënjestra” e radhës e OFL

Operacioni Forca e Ligjit vazhdon punën me dorëzimin e formularëve të vetëdeklarimit të pasurisë.

Kësaj here kërkesat me shkrim i janë dërguar tre të dënuarve për veprat kriminale të “Vjedhjes me pasojë vdekjen” dhe “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”.

Sakaq OFL njofton se formularët e vetëdeklarimit i janë dërguar

Elton (I.) Ferizi, banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Ilir Keka, banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me pasojë vdekjen”, e kryer në bashkëpunim;

Shkëlqim Keka, banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me pasojë vdekjen”, e kryer në bashkëpunim.”

Personat e sipërpërmendur kanë 48 orë kohë të dorëzojnë përgjigjet për pyetjet e OFL, ndërkohë që këto përgjigje do të hetohen më tej nga SPAK.