Telefonatë nga burgu i Rrogozhinës në Ora News, ja çfarë kërkon i dënuari
Një i dënuar nga burgu i Rrogozhinës ka telefonuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Ora Juaj”, teksa ka shprehur shqetësimin për mungesën e komunikimit me drejtorin e burgut dhe stafin e institucionit.
I dënuari ka thënë se Gjykata e Elbasanit i ka rritur dënimin edhe me 4 muaj e 20 ditë, duke u bazuar në një raport të gabuar dinamike që është dërguar nga juristët e burgut në gjyqësor.
“Kam bërë një bashkim dënimesh në Gjykatën e Elbasanit para dy muajsh dhe stafi juridik me ka çuar 4 muaj e 20 ditë burg më shumë në gjykatë. Kam kërkuar sqarim me juristin dhe drejtorin. Kam bërë disa kërkesa dhe nuk kam marrë përgjigje. Vendimin e ka marrë gjykata, por gjithmonë në bazë të dinamikës që ka çuar institucioni.
Nuk kam pasur avokat për këtë çështje, por kam kërkuar te juristi llogari se kanë çuar një dinamikë të gabuar. Kam edhe një vit burg, e më kanë shtuar më shumë. Nuk gjej një komunikim me drejtorin. Quhem Leksi Ceka”, ka thënë i dënuari.