Infektohet me Covid prefektja e qarkut të Beratit, Valbona Zylyftari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Dhjetor 2020, 20:49
Infektohet me Covid-19 prefektja e qarkut të Beratit, Valbona Zylyftari.
Mësohet se prefektja Zylyftari kishte disa ditë që kishte shfaqur shenja të infektimit dhe ishte karantinuar në banesën e tij në Berat.
Zylyftari kishte bërë tamponin në privat dhe përgjigja e tamponit rezultoi sot “pozitive”, ndërkohë që mësohet se ajo është në gjendje të mirë shëndetësore.
Po ashtu në këtë qark është infektuar një sanitare në Maternitetin e Beratit dhe një punonjëse në Zyrën Vendore Arsimore Berat.
Po ashtu është infektuar një mësuese në shkollën "Ajet Xhindole", 1 nxënës në gjimnazin "Babë Dudë Karbunara" dhe 2 kujdestare në Qendrën e Zhvillimit Rajonal "Lira".
Virusi nuk ka kursyer aq policinë bashkiake, ku ka rezultuar pozitiv një punonjës.