Shqiptari i vrarë në Brazil, pronar edhe i një kompanie në Çeki
Ilir Zelka, 47 vjeçari shqiptar i ekzekutuar ditën djeshme në një bar-restorant në Sao Paulo, Brazil teksa po konsumonte mëngjes, rezulton të jetë pronar i një kompanie që jepte prona me qira, në kryeqytetin çek Pragë.
Lexo edhe:
U qëllua nga një motor teksa po hante mëngjes, si u ekzekutua shqiptari në Brazil
Zelka ishte bashkëpronar në kompaninë imobiliare "Zelka and Co." së bashku me një tjetër preson.
Kompania në fjalë është haapur më 20 mars 2010 ndërsa në 9 mars 2019 është larguar nga kompania si bashkëpronar dhe si anëtar bordi.
Sipas dëshmitarëve okularë, motoçiklisti u pozicionua në cep të restorantit dhe më pas hapi zjarr.
Ndërsa menaxheri i bar restorant "Zurich", Osmar Américo dos Santos, ka dëshmuar se deri para dy javësh shqiptari vinte në bar-restorant dhe porosiste 3 vakte në ditë, përcjell Ora News.
Ndërsa mediat vendase shtojnë se, që prej 20 nëntorit ai po qëndronte në një prej hoteleve më luksoze të zonës.
Të shtënat goditën shqiptarin, i cili edhe u dërgua me urgjencë në spital nuk mundi ti mbijetonte plagëve të marra, raporton Ora News.
Sipas policisë, vrasësi u largua me motor ndërsa e braktisti atë në Praça David Campista, në Avenida Brasil, bashkë me veshjet e tij.

Lexo edhe:
Pak ditë pas vrasjes në Ekuador, një tjetër shqiptar ekzekutohet në Brazil