Reshje shiu në të gjithë vendin, mësoni më shumë detaje për motin sot

I gjithë territori i vendit do të jetë nën pushtetin e reshjeve të shiut ditën e sotme.

Reshjet priten të jenë më të dukshme përgjatë vijë bregdetare, ndërkohë që në zonat e thella malore do të ketë reshje dëbore.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe mesditë, duke krijuar një luhatje mes 0 dhe 16 gradë celcius.

Sipas meteoalb, era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det, duke krijuar një dallgëzim prej 6 ballë.