Gurakuqi: Ka një vendim të Byros që shprehet se dëshmorët janë rreth 6000
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Dhjetor 2020, 22:39
I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, pedagogu Romeo Gurakuqi u shpreh se shifra e raportuar me dokumente shtetërore të komunizmit në raport me dëshmorët është rreth 6000.
Gurakuqi: Ka dokumentacion në vitin 1951 ku ka një vendim të Byros politike, ku jepen pensione për familjet e dëshmorëve. Shifra që rezulton është 3373 familje dëshmorësh me pensionin. Në vitin 1981 është zgjeruar koncepti i dëshmorit të atdheut.
Shifra ka shkuar në 6000 dhe kjo është ajo që gjendet në dokumentet e shtetit shqiptar. Këto shifra janë ato që duhen marrë në referim.