Habit Rama në PolitikOn: Nuk e kam problem të më thonë gomar, por nëse më thonë hajdut, është akuzë

I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, kryeministri Rama u shpreh se nuk e ka problem që dikush të shprehë një opinion negativ ndaj tij.

Rama: Nuk e ka problem që dikush të shprehë një opinion negativ ndaj meje, nëse më thonë gomar, se ky është një opinion. Konsiderohet fyerje, por nëse më thonë se jam hajdut, ky nuk është opinion, por është akuzë.

Unë e kam të pamundur që të hesht. Përderisa kohë keni ju të drejtë të flisni edhe unë nuk ka pse hesht. Nuk shoh pse një gazetar dhe analist, ka superioritetin moral që të thonë gjithçka dhe unë të mos them se çfarë mendoj për ta. Ky është një konflikt për idenë e asaj që unë mendoj se si duhet të jetë.

https://www.youtube.com/watch?v=OafJIaHo4Qg

Rama: Nuk i kam kuptuar kurrë politikanët që kanë probleme me humorin, privilegj që të vihesh në lojë


Burg për memet? Rama: U habita nga ky lajm. Më pëlqen të argëtohem me to