U skualifikua nga gara për Kushtetuesen, tjetër padi ndaj KED në Apel
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Dhjetor 2020, 16:02
Paraqitet në Gjykatën Administrative të Apelit padia e dytë ndaj Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Pas Eugen Papandilës edhe Shaqir Hasani ka depozituar një padi ndaj institucionit të dalë nga reforma në drejtësi.
Kandidatët kundërshtojnë vendimin e KED për skualifikimin e tyre nga gara për Gjykatën Kushtetuese.
Tanimë, KED duhet të presë vendimin e Gjykatës së Apelit për të çuar emrat në Presidencë.
Kujtojmë se, padia e Papandilës është duke u shqyrtuar ditën e sotme.