Raporti i Dick Marty, ja deputetët pjesë e Komisionit Parlamentar

Bëhen publike emrat e anëtarëve të Komisionit të Posaçëm Parlamentar mbi Raportin e Dick Marty-t.

Nga mazhoranca  pjesë do të jenë Ulsi Manja, Alket Hyseni, Klotilda Bushka, Adnor Shameti dhe Ermonela Felaj, ndërsa nga opozita Myslim Murrizi, Edmond Stojku Enver Roshi. Pjese e komisionit dhe deputetja Elena Xhina.

Kryetari i Komisionit do të jetë socialisti Ulsi Manja, ndërsa emrat në fjalë pritet të votohen nesër në seancë plenare.

Më datën 26 nëntor Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 83 vota pro, 10 kundër dhe 10 abstenim kërkesën e shumicës socialiste për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar, i cili do hetojë raportin e ish-eurodeputetit Dick Marty mbi Kosovën.

Kështu, Komisioni i Posaçëm Parlamentar do të hetojë raportin e Dick Marty, në të cilin theksohet se gjatë luftës së UÇK-së janë kryer krime kundër njerëzimit.

Mes tjerash, Dick Marty në raportin e tij përmend të ashtuquajturën "Shtëpinë e Verdhë" në qarkun e Matit, e cila sipas tij është përdorur për të kryer transplantim organesh. 

Ky komision u ngrit disa javë pasi në Gjykatën e Hagës janë dërguar me akuza për krime lufte ish-udhëheqës të UÇK-së.