OFL në Fier e Kurbin, u kërkon deklarimin e pasurisë dy të dënuarve për krim të organizuar e prodhim narkotikësh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Dhjetor 2020, 13:24
Operacioni Forca e Ligjit u ka nisur sot kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë dy të dënuarve në Fier e Kurbin për krim të organizuar dhe prodhim narkotikësh.
Pasuria u kërkohet të deklarohet shtetasve:
Shpendi Lilaj, banues në Fier, i dënuar në Kosovë për veprat penale “Krim i organizuar” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
Bashkim Hasani, banues në Kurbin, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.