Qytetarët e Tiranës me sytë nga tarracat e pallateve, heqja e depozitave një tjetër premtim i pambajtur i Veliajt
Kryetari i Bashkisë së Tiranës premton shumë por ndonjëherë edhe harron.
"Plan-biznesi që kalon në bashkinë e Tiranës për të forcuar rrjetin e Ujësjellësit, për të sjellë ujë 24 orë brenda 5 vitesh është garancia finale që ne kemi për një Tiranë ku të gjithë depozitat që shikoni sipër pallateve dhe që rrezikojnë banorët e kateve të fundit të mos jenë më rrezik dhe të jetojmë në një qytet ku jo vetëm ka ujë 24 orë por ku nuk i mbajmë sytë nga tavani se mos na bie gjithë depozita dhe na zë brenda. Kjo do vendime që guximshme të cilat unë jam gati ti marr" deklaronte Veliaj në korrik të 2017.
Rreth katër vite më parë kryebashkiaku Veliaj premtoi se do të hiqte depozitat e ujit nga tarracat e pallateve sepse dëmtojnë seriozisht jetën e qytetarëve por mbi të gjitha janë edhe burim infeksionesh.
Zoti Veliaj u kujtua sërish për premtimin e pambajtur pas tërmetit të 26 nëntorit por siç u nis ashtu edhe u bitis.
"Do të fillojë çmontimi i depozitave, është një lajm që është pritur prej 25 vjetësh."
Po tani që jemi në kohë pandemie, ku me të drejtë Veliaj ka thënë se janë burim infeksionesh.
Po sikur , larg qoftë, Tirana të goditet nga një tjetër tërmet?
Ne i kërkuam sërish zotit Veliaj një prononcim për këtë premtim të pambajtur, por si gjithmonë ai na nderoi me heshtjen e tij.