Rinia, faktor i rëndësishëm politik e elektoral, thirrja e Mediut: Ëndërroni dhe besoni për Shqipërinë si gjithë Europa

Rinia është kthyer në një faktor te rëndësishëm politik dhe elektorale në Partinë Republikane.  

Kryetari  i kësaj force, Fatmir Mediu, së bashku me kryetarin e forumit ne takimin e zhvilluar me të rinjtë e zonës së "Don Boskos" në kryeqytet  foli për rëndësinë e të rinjve  në vendimmarrjen politike për ndryshimin e së nesërmes. 

Mediu:Është shumë e rëndësishme të kuptoni vlerën tuaj në jetë. Sfida më e madhe e njeriut në jetë është sfida me vetveten, sfida për të ndryshuar veten e tij, sfida për të realizuar qëllimet e tij, dhe të ëndërrosh, të besosh dhe të luftosh, është gjëja më e bukur që njeriu mund të ketë në jetë. Prandaj unë ju ftoj ju që të ëndërroni dhe të besoni që ajo që ne nisëm në vitet 1990, për t`a bërë Shqipërinë si gjithë Europa, mund të bëhet realitet nëpërmjet punës suaj. Por për të shkuar në zgjedhjet e 25 Prillit është e domosdoshme që gjithësecili nga ne të kuptojë vlerën e angazhimit të vet në politikë.

Mediu duke evidentuar numrin e lartë të rinjve që kanë vendosur të largohen nga Shqipëria për shkak të pamundësive, kërkoi bashkëpunimin e të rinjve për ta ndryshuar këtë gjë.

Sipas tij, vetëm në këtë mënyrë bëhet i mundur revolucioni për të ndërtuar shtetin europian, shtetin e lirisë dhe të drejtave, që respekton njerëzit, një qeveri që vjen nga vota e popullit, punon për popullin dhe është me popullin.