Diskutimi për dekretin e Metës për metrologjinë shtyhet për të premten, Dervishaj: Krijon skema klienteliste
Pasi rrëzuan dekretin e Presidentit për ndryshimin në ligjin për policinë e shtetit, deputetët e mazhorancës, këtë herë në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, nisën dikutimin për kerkesën e Metës për rishikimin e ligjit mbi metrologjinë.
"Ditën e premte do të vazhdojmë me opinionin e anëtarëve të Komisionit."
Këshilltari i Presidentit, Bledar Dervishaj, u shpreh se ligji është antikushtetues dhe krijon skema për qëllime klienteliste.
"Ligjëron privatizimin e shërbimit të riparimeve të instrumemntave matëse me të njëjtën shkallë abuzivizmi. Me ligj ndalohet që një veprimtari detyruese për të kryer nga organi shtetëror të mos kryhet prej tij por të autorizohet kryerja nga subjekte private."
Në ndërhyrjen e saj Ministrja e Financave Anila Denaj nënvizoi se nisma eshte tërësisht ligjore.
Për shkak dhe të diskutimeve, Komisioni vendosi të ridiskutojë të premten draftin, ku do të jetë Presidenca që do të japë sqarime më të plota.