Prefekti Zenel Kuçana zhbën "turpin" e Gjicit, Veton Surroi mbetet "Qytetar Nderi" i Kukësit
"Ai ka ndërmarrë një fushatë, politike, mediatike kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Dhe ne nuk mund ta pranojmë këtë nder qarku. Çfarë nderi qarku është?"
Prefekti i Kukësit ka zhbërë këtë qëndrim të kryebashkiakut Safet Gjici dhe gjithë Këshillit të qarkut Kukës të konsideruar lajthitje kolektive.
Ashtu siç e kërkoi kryeministrim, ai rrëzoi vendimin që i hoqi publicistit Veton Surroi titullin “Nderi i qarkut”.
Por heqja e titullit nuk ishte vetëm lajthitje në qëndrim, por edhe një shkelje flagrante e ligjit për vetëqeverisjen e pushtetit vendor.
Zenel Kuçana: Ligji për vetëqeverisjen nuk e parashikon dhe nuk i jep tagër Këshillit të Qarkut për heqjen e titujve vendorë të nderit.Për këtë vendosa të mos konfirmoj vendimin e Këshillit të Qarkut për heqjen e titullit "Nderi i qarkut Kukës" zotit Veton Surroi. Vendimi hyn në fuqi menjëherë.
Përballë kësaj situatë të ndjeshme, a duhet të mbajë dikush përgjegjësi?
Vendimi i Këshillit të qarkut që u mbrojt me shumë zell nga kryebashkiaku Gjici solli një debat të gjërë publik, ndërsa ai vetë e kuptoi atë çfarë kishte vetëm pasi shefi i tij politik e fshikulloi online.
Publicisti Veton Surroi ishte shpallur "Qytetar Nderi" i qarkut Kukës për kontributin në fushën mediale dhe politike gjatë krizës së vitit 1999 dhe shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe iu hoq me pretekstin se ka ndërrmarrë fushatë kundra Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Si e mbrojti me zell Gjici heqjen e titullit, Haga preteksti
Këshilli i Qarkut, i përbërë vetëm nga socialistët vendosi pak ditë më parë ti heqë titullin “Qytetar nderi” publicistit dhe politikanit kosovar Veton Surroi me të cilin ishte nderuar në vitin 2015.
Në atë kohë Surroi u vlerësua për “Për kontribut të veçantë në fushën mediale dhe politike gjatë krizës së vitit 1999 dhe shpalljes së Pavarësisë së Kosovës”.
Ndërsa socialistët e Kukësit titullin ia hoqën me preteksin se ka ndërrmarrë fushatë mediatike e politike kundra Ushtrisë Clirimtare të Kosovës.
Safet Gjici, kryetar i Bashkisë së Kukësit nën logon e PS, mbrojti me zell vendimin.
Safet Gjici: Jo vetëm që ai ka marrë një titull për të mbrojtur Kosovën, për të mbrojtur UÇK, se kështu thotë, madje ka shkuar deri atje që thotë ka dhënë kontribut për shpallje të pavarësisë së Kosovës. Si ta kuptojmë ne këtë? Ai ka ndërmarrë një fushatë, politike, mediatike kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Dhe ne nuk mund ta pranojmë këtë nder qarku. Çfarë nderi qarku është? Duhet ta heqim sot dhe ta çojmë në Gjykatë. Realisht deri sot ai flet gjithë ditën kundër asaj për të cilën ka marrë nderi i qarkut nga ana jonë. Dhe kjo i bie ndesh vetes së vetë, ndesh Kosovës dhe ne t’i lëmë titullin nder i qarkut?
Surroi: Do ketë lajthitje të tilla, duhet kulturë e paqes
I ftuar në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, publicisti Veton Surroi u shpreh se ne duhet të tregojmë se liria e Kosovës ka qene një fitore e paqes ndaj luftës.
Veton Surroi: Rrëshqitje të tilla do të ketë dhe sa më pak të jenë të ngritur të jenë njerëzit aq më shumë do të ngrihen.Ne duhet të tregojmë se liria e Kosovës ka qene një fitore e paqes ndaj luftës. Luftën e ka filluar Serbia duke dashur të mbizotërojë. Ne na duhet një kulturë e paqes njerëzore.Duhet ballafaqim me dreqërit e brendshëm që ekzistojnë te të gjithë shoqëritë. Kemi parë që fashizmi serb që ka qenë i korruptuar prej kohësh.
Gjici kërkon falje pas kritikave të Ramës: Nuk e menduam gjatë heqjen e titullit për Surroin