A do të merren masa për festat e fundvitit, Rakacolli sqaron qytetarët

Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, në mbledhjen e  Komitetit Teknik të  Ekspertëve e pyetur në lidhje me masat për grumbullimet e festave të fundvitit tha se masat që janë në fuqi janë pa afat  dhe se masat do ndryshojnë në varësi të situatës.

Mira Rakacolli: Jemi akoma disa javë larg Krishtlindjeve dhe shihet që situata po ndryshon me shpejtësi. Jemi sot në vendimin që nuk do të ketë më tepër në bare dhe restorante dhe do të jenë të mbyllura pas orës 22.  Dhe thamë që kjo është pa afat. Do të shikohet sesi do të shkojë më vonë dhe ndoshta mund të ndryshojë. Shpresojmë të ndryshojmë më mirë nëse masat do të zbatohen. Ajo që ne e themi gjithmonë që megjithëse janë masa të thjeshta është provuar katërcipërisht kudo në botë që janë shumë të efektshme. Po nuk bashkëpunuan qytetarët me autoritetet nuk mund të ndalet pandemia

https://youtu.be/G8IYQ1oJwJs