A do të ketë mbyllje në fundjavë, ja çfarë thotë Komiteti Teknik i Ekspertëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Dhjetor 2020, 12:43
Ditën e sotme është mbledhur Komiteti Teknik i Ekspertëve ku u vendos zgjatja pa afat e masave të marra kufizuese për Covid-19. E pyetur nëse do të ketë mbyllje në fundjavë z.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli tha se një masë e tillë nuk është diskutuar në këtë vendim dhe se do të merret parasysh nëse do të ketë përkeqësim të situatës.
Mira Rakacolli: Në vendimin e sotëm nuk është përmendur kjo. Mbeten ato që thamë. Nëse do të ketë rëndime të tjera të situatës epidemiologjike në vijim masat mund të jenë kjo, mund të jenë dhe të tjera. Por kjo masë nuk u diskutua dhe për situatën që jemi nuk është as e justifikuar.