Qarkullonte me armë zjarri gati për qitje, arrestohet 50 vjeçari me precedent penal në Shkodër

Një 50 vjecar i identifikuar si Lulzim Mollaj, banues në Shkodër, është arrestuar në flagrancë nën akuzën  se qarkullonte me armë zjarri, në fole gati për qitje

Arrestimi i krye në kuadër të oporacionit "KOMANI", nga strukturat hetimore të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Patrullat e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Shkodër dhe “Shqiponjat”.

Në njoftimin e policisë thuhet se 50-vjecari është me precedent kriminal, qenë i dënuar në vitin 2004 për plagosje dhe në vitin 2012 për armëmbajtje pa leje

Policia ka sekuestruar një armë zjarri pistoletë me një karikator me fishekë luftarak.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.