"Duam të jesh për marshallah", batuta e Murrizit që bëri të qeshë Ermonela Felaj, zbuloi se...
Në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë ku diskutohej nen për nen projekligji për armët, deputeti i opozitës Myslim Murrizi zbuloi se kryetarja e këtij Komisioni Ermonela Felaj ishte infektuar nga Covid-19 dhe sapo e ka kaluar me sukses përballjen me virusin.
Madje me batuta ai e këshilloi të mos lodhet shumë pasi është në fazë rikuperimi.
Murrizi: Avash-avash kryetare se je në ditët e para të rikuperimit dhe mos mu lodh shumë.
Felaj: Jo nuk lodhem.
Murrizi: A të keqen kryetare.
Felaj: Kur jam në mbledhje me ju çlodhem.
Murrizi: Mezi e ke kaluar Covidin, duam të jesh marshallah.
Felaj: Ashtu jam.
Murrizi: Lëri të lodhen këta të Ministrisë.
Sa i takon projektligjit për armët, Murrizi pati kritika për klasifikimin si armë të thikave, dorezave etj.
Murrizi: Ku është marrë si model të përcaktohet si armë thika, doreza. Cili vend i BE i klasifikon si armë? Më gjeni një vend të BE.