Aksident në Vlorë, makina përplas motoristin e fast food-it
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Dhjetor 2020, 14:27
Motoristi i një Fast Food-i në Vlorë mbeti i plagosur pasditen e sotme teksa u përplas nga një makinë.
Ai u transportua me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore.
Policia e mbërritur në vendngjarje ka shoqëruar drejtuesin e mjetit tip "Benz" për verifikime të mëtejshme.