Bluzat e bardha në zi, Covid-19 i merr jetën mjekut Hidajet Deda
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Nëntor 2020, 12:02
Mjeku i njohur i spitalit të Kavajës, Hidajet Deda ka humbur betejën me Covid-19.
Pediatri ishte prej më shumë se 1 muaji i infektuar me Covid-19, infektim që i kishte lënë pasoja shëndetësore, duke mos i mundur dot.
Aktualisht Deda ishte në pension por për shkak të nevojës spitalit të Kavajës për mjek ai kishte vendosur të rikthehej në shërbim të pacientëve.