Doli për të gjuajtur me pushkë në det, ja kush është 32 vjeçari i zhdukur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Nëntor 2020, 09:59
Një 32 vjeçar u raportua i zhdukur nga familjarët në Durrës, pasi nuk kishte dalë më në breg pas zhytjes për të gjuajtur për oktapodë.
Sipas informaciomeve për Ora News, i zhdukuri është identifikuar si Stivi Prifti, 32 vjeç.
Sakaq vijojnë ende kërkimet për gjetjen e tij, pasi rrobat janë gjetur në afërsi të Currilave, duke shtuar dyshimet se diçka mund t’i ketë ndodhur.
