Covid-19 “godet” policinë, humb jetën inspektori nga Elbasani

Një tjetër viktimë e Covid-19 është shënuar në radhët e Policisë së Shtetit.

Një efektiv nga Elbasani ka humbur jetën tragjikisht mëngjesin e sotëm në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Bëhet fjalë për inspektorin Banush Ferhati, 57 vjeç.

Ai prej ditësh ishte në luftë me virusin, por fatkeqësisht nuk arriti ta mundë atë.