Aksident në Lungomaren e Vlorës, makina del nga rruga
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Nëntor 2020, 07:27
Një aksident automobilistik raportohet të ketë ndodhur në shëtitoren e Lungomares në Vlorë.
Sipas informacioneve, drejtuesja e mjetit me targa AA068VX ka humbur kontrollin e mjetit dhe është aksidentuar.
Makina ka pësuar dëme në pjesën anësore dhe të përparme,teksa drejtuesja është dërguar me urgjencë në spital.
Sakaq policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje.